The Bonnie Mob
Tuta verore Maggiori Pinstripe Denim
Tuta verore Maggiori Pinstripe Denim
Couldn't load pickup availability
Tuta të holla verore | Për bebe dhe fëmijë
Tutat MAGGIORI janë zgjidhja ideale për ditët e ngrohta ku komoditeti dhe stili ecin dorë për dore. Me dizajnin elegant me vija të holla (pinstripe) dhe prerjen e lirshme, ato janë perfekte për lëvizje të qetë gjatë lojës apo pushimit. Të buta, të lehta dhe të krijuara me përkujdesje nga pambuku organik, të krijojnë idenë sikur janë material xhins. Një zgjedhje që e respekton lëkurën delikate të fëmijëve, pa nënvlerësuar stilin e veshjes së të vegjëlve tanë.
Karakteristikat kryesore:
✅ 100% pambuk organik i certifikuar GOTS
🎋 Model klasik që krijon idenë e xhinsit me vija të holla, gjithmonë në stil
🧘 Prerje e lirshme për komoditet gjatë gjithë ditës
🌿 Butësi natyrale për lëkurë të ndjeshme
🔄 Jepi një jetë të dytë veshjeve të dashura
Kur kjo veshje të mos i përshtatet më vogëlushit tënd, mos e lër të harrohet në një sirtar. Ktheje tek ne, nëse është në gjendje të mirë, dhe do të përfitosh një kupon me vlerë 1150ALL për masat deri 2 vjeç dhe 1250ALL për masën 2-3 vjeç, të cilin mund ta përdorësh për blerjet e ardhshme në dyqanin tonë. Sepse rrobat e bukura meritojnë të vazhdojnë historinë e tyre, nga një përqafim te një tjetër.
Share
