Na vjen gjithmonë mirë kur dëgjojmë nga ju. Interesi që tregoni për veshjet, materialet, programin tonë të kthimeve apo edhe thjesht për paketimin, na bën të kuptojmë se së bashku, jemi duke ndërtuar diçka me vlerë.
Për t’ju ndihmuar të merrni përgjigje sa më shpejt, kemi përmbledhur më poshtë pyetjet që na janë bërë më shpesh. Nëse keni një pyetje që nuk e gjeni këtu, jemi gjithmonë një mesazh larg për t'ju dëgjuar.
Pyetjet më të shpeshta
Si mund të bëj një porosi?
Zgjidh produktet që dëshiron dhe shtoji në shportë. Pasi të kesh përfunduar përzgjedhjen, kliko në ikonën e shportës dhe ndiq hapat për të përfunduar porosinë me të dhënat e tua personale dhe të pagesës.
Cilat janë mënyrat e pagesës që pranoni?
Aktualisht pranojmë vetëm pagesë cash në momentin e dorëzimit. Duke e ditur sa komode dhe praktike është pagesa me kartë për ju, po bëjmë të pamundurën t'ua mundësojmë sa më shpejt.
Sa kohë merr dërgesa?
Porositë brenda Shqipërisë zakonisht dorëzohen brenda 1–2 ditësh pune. Për Kosovë dhe Maqedoni, dërgesat mund të zgjasin 4–6 ditë.
A ka transport falas?
Po, për porositë mbi 7.000ALL, transporti është falas. Për porositë më të vogla, pagesa është 200ALL brenda Tiranës dhe 300ALL në rrethe. Gjithashtu, tarifa ju shfaqet automatikisht gjatë përfundimit të blerjes.
Si është paketuar porosia ime?
Porosia jote vjen në kuti kartoni, e sigurt nga dëmtimet. Çdo pako përmban një kartolinë me fara të mbjellshme, si një kujtim i vogël që rritet me kalimin e kohës.
Çfarë materiali janë produktet tuaja?
Të gjitha veshjet tona janë prej pambuku organik ose materiale të certifikuara me standarde të sigurisë për fëmijët. I gjithë koleksioni është i zgjedhur për të qenë i butë, i lehtë për t'u ajrosur dhe pa kimikate të dëmshme.
Çfarë do të thotë OEKO-TEX® apo GOTS?
OEKO-TEX® Standard 100 siguron që materiali është testuar për substanca të dëmshme. GOTS (Global Organic Textile Standard) garanton që pambuku është organik dhe prodhuar në mënyrë të përgjegjshme.
A mund të kthej një produkt?
Po. Nëse produkti nuk të përshtatet ose nuk është ajo që prisje, mund ta kthesh brenda 15 ditëve nga momenti i dërgesës.
Si funksionon procesi i kthimit?
Na shkruan përmes formularit të kthimit në faqen tonë. Ne do të të dërgojmë udhëzimet për kthimin. Produkti duhet të jetë i papërdorur dhe në paketimin origjinal.
A mund të ndërroj një produkt me një tjetër madhësi?
Po patjetër, nëse është i disponueshëm. Na njofto sapo e kupton që madhësia nuk ju përshtatet, dhe do bëjmë më të mirën për të realizuar ndërrimin.
Po nëse masa që kërkoj nuk është e disponueshme?
Në këtë rast ju keni të drejtën ta zëvendësoni me një produkt tjetër me të njëjtën vlerë ose të kërkoni pagesën e kryer.
Çfarë është programi “Rrugëtim vlerash”?
“Rrugëtim vlerash” është programi ynë i ripërdorimit. Mund të riktheni rrobat e blera në NLN Store që nuk i përdorni më, dhe ne i përgatisim për t’u rishitur në seksionin “Të dashurat përsëri”. Ju përfitoni një kupon me buxhet të caktuar për ta shpenzuar sërish pranë NLN Store, ndërsa rrobat vazhdojnë të lumturojnë një vogëlush tjetër.
A përfitoj ndonjë shpërblim nëse i rikthej?
Po. Çdo rikthim i pranueshëm përmes programit “Rrugëtim vlerash” shpërblehet me një kupon me vlerë të caktuar për çdo veshje që ktheni. Kuponin mund ta përdorni për blerjen e ardhshme pranë NLN Store.
A mund të përfitoj produkt falas nëse grumbulloj 2-3 kupona nga veshjet e rikthyera?
Patjetër që po! Në momentin që ju grumbulloni nga veshjet e kthyera kupona me vlerë të konsiderueshme, mund t'i përdorni për blerje pa pagesë ekstra pranë NLN Store.
Nëse unë kthej një veshje të përdorur nga koleksioni "Të dashurat përsëri", a shpërblehem me kupon zbritjeje?
Patjetër që po! Vlera e kuponit llogaritet në bazë të çmimit të shitjes produktit. Gjithashtu kini parasysh që rrobat e kthyera nga koleksioni i "Të dashurat përsëri" nuk kthehen më në shitje, por dhurohen.
Si mund t’ju kontaktoj?
Na shkruaj në info@nlnstore.com ose përdor formularin në faqen “Na kontakto”. Jemi këtu për çdo pyetje!