Përkushtimi ynë
Zgjedhje të përgjegjshme dhe plot dashuri, për fëmijët dhe natyrën.
Kush jemi dhe si lindi?
NLN Store lindi nga dëshira për të ofruar veshje të sigurta, të buta dhe të qëndrueshme për të gjithë fëmijët, pa kompromentuar as stilin e tyre, as të ardhmen e planetit. Ne përzgjedhim me kujdes gjithçka që vishet dhe angazhohemi që mos prodhojmë mbetje. Çdo detaj është menduar për ata që do t’i veshin dhe botën ku ata do të rriten.
Vizioni
Ne nuk besojmë te blerjet e tepërta, por te kujdesi i vazhdueshëm. Vizioni ynë është që së bashku me prindërit t'u përçojmë fëmijëve vlera që zgjasin më shumë se çdo trend. Tu transmetojmë nëpërmjet shembullit kujdesin për veshjet që kanë dhe respektin për natyrën që do trashëgojnë. Veshjet janë një detaj i vogël, por i përditshëm, që na lidh me mënyrën si duam të jetojmë: me më shumë ndërgjegje në zgjedhjet që bëjmë. Nature's Little Nurturers është një kujtesë e përditshme për stilin e jetesës që duam të përcjellim.
Misioni
Të sjellim veshje për fëmijë që janë të sigurta, të rehatshme dhe të krijuara me përkujdesje dhe respekt për njerëzit dhe natyrën.
-
Materiale organike dhe certifikime të sigurta
-
Paketim i ripërdorshëm dhe kartolina me fara që çelin jetë
-
Me veshje që mund të rikthehen pas përdorimit
-
Me edukim të heshtur, por me ndikim të fuqishëm
Një jetë e dytë për çdo veshje
Ne nuk jemi dakord që një veshje cilësore të përdoret vetëm një herë. Me programin tonë Rrugëtim vlerash, çdo veshje që nuk i përshtatet më fëmijës tuaj mund të rikthehet tek ne. Ne e kontrollojmë, e sterilizojmë dhe e vendosim me kujdes në koleksionin "Veshje me histori", duke e bërë gati për të vazhduar rrugëtimin te një fëmijë tjetër, për një histori të re. Kështu, veshjet nuk humbasin vlerën e tyre dhe ju bëheni pjesë e një qarkullimi të mirëfilltë kujdesi.