The Bonnie Mob
Paliçeta verore SUNDAE Gelato
Paliçeta verore SUNDAE Gelato
Couldn't load pickup availability
Kominoshe verore | Për bebe
Ashtu si një akullore e freskët në ditë vere, SUNDAE janë kominoshet që sjellin ëmbëlsi, freski dhe rehati në çdo moment. Me dizajn të rrumbullakosur dhe printin lozonjar me akullore, kjo veshje është perfekte për ditët e nxehta me plot lojë dhe përqafime. Materiali nga pambuku organik është i butë ndaj lëkurës së ndjeshme dhe mjaftueshëm elastik për çdo lëvizje të vogëlushit.
Karakteristikat kryesore:
✅ 95% pambuk organik + 5% elastan
🍧 Print “Gelato” i frymëzuar nga akulloret dhe ditët e ëmbla
🫧 Prerje “bubble” për një pamje të ëmbël dhe komode
👶 Lehtësi në t’u veshur dhe për t'u kombinuar me çdo aksesor veror
🔄 Jepi një jetë të dytë veshjeve të dashura
Kur kjo veshje të mos i përshtatet më vogëlushit tënd, mos e lër të harrohet në një sirtar. Ktheje tek ne, nëse është në gjendje të mirë, dhe do të përfitosh një kupon me vlerë 1000ALL, të cilën mund ta përdorësh për blerjet e ardhshme në dyqanin tonë.
Sepse rrobat e bukura meritojnë të vazhdojnë historinë e tyre, nga një përqafim te një tjetër.
Share
