Si t’i integrojmë fëmijët në kujdesin për veshjet dhe sendet personale?
Share
A mund ta mësojë kujdesin një fëmijë kur është vetëm 2 vjeç?
Sigurisht që mundet, madje duhet ta mësojnë. Mbase nuk është koha e duhur për t'i mësuar si të palosën bukur apo të ndajnë rrobat sipas stinës, por është koha perfekte për t’u mbjellë farën e përkujdesjes.
Kujdesi nuk vjen si instinkt. Ai kultivohet nëpër situata të vogla e të përditshme. Mund të fillojmë duke i lënë të zgjedhin vetë çorapet, t'i nxisim të vendosin bluzën në vend pas veshjes, apo kur t'i ftojmë të ndihmojnë për të zgjedhur veshjet e tyre të preferuara. Këto nuk janë detyra, por mundësi që ata të lidhen me sendet e tyre.
Kur fëmija e kupton që një veshje nuk është diçka që përdoret dhe hidhet, por një produkt që zotëron, i cili duhet të ruhet dhe ndahet me të tjerët, ai fillon ta shohë me sy ndryshe gjithçka rreth vetes. Në vend që të konsumojë pa vetëdije, flet për kujdesin. Në vend që vetëm të grumbullojë, mëson të japë.
Tek NLN Store, çdo veshje që krijohet është menduar të zgjasë, të trashëgohet ose të kthehet. Programi ynë “Rrugëtim vlerash” nuk është vetëm sistem kthimi, por është vazhdim logjik i edukimit që fillon nga sirtari i dhomës. Kur fëmija sheh që veshjet e tij do të ndihmojnë dikë tjetër, ai fillon ta kuptojë qarkullimin e kujdesit dhe të zhvillojë mirënjohjen për çfarë zotëron.
Për të rritur fëmijë që vlerësojnë, duhet t’i mësojmë të kujdesen. Dhe për të mësuar përkujdesin, duhet vetëm të nisim nga diku. Të bashkohesh me ne në këtë rrugëtim të gjatë vlerash, është fillim i mbarë.