Ekonomia qarkulluese në veprim, për prindër që duan të bëjnë ndryshimin.

Ekonomia qarkulluese në veprim, për prindër që duan të bëjnë ndryshimin.

Nuk është e lehtë të ndash me një fëmijë idenë e konsumit të ndërgjegjshëm, por është shumë e thjeshtë t’ia mësosh përmes veprimeve të tua. Në një botë ku shumica e gjërave janë menduar për t’u zëvendësuar shpejt, të zgjedhësh një produkt që vazhdon të ketë vlerë edhe pasi nuk përdoret më është një akt edukimi.

Në NLN Store, kjo është filozofia jonë. Veshjet që ofrojmë nuk janë vetëm të bukura dhe të sigurta për lëkurën delikate të fëmijëve, por janë bërë për të qëndruar dhe për të mos përfunduar në harresë. Programi ynë “Rrugëtim vlerash” është shembulli më i mirë i një ekonomie që qarkullon dhe nuk harxhon.

Kur një prind zgjedh të rikthejë veshjet e përdorura, në vend që t’i vendosë në fund të sirtarit, përveç se po organizon më mirë hapësirën e tij, po edukon njëkohësisht një fëmijë shpenzimet mund të minimizohen kur është e mundur dhe se produktet cilësore kanë vlerë më shumë se vetëm një përdorimin. Ti po jep shembullin për një jetë me më pak mbetje, më pak konsum dhe më shumë përgjegjësi.

Ekonomia qarkulluese nuk ka nevojë të shpjegohet si teori. Mjaftojnë vendimet e vogla të përditshmërisë, pa shumë rëndësi në dukje, si një blerje që nuk përfundon në kosh. Mjafton një veshje e ruajtur me kujdes për t'u transmetuar shembullin e duhur, pikërisht për përgjegjësinë që kemi ndaj gjerave që posedojmë. Kjo është mënyra jonë për të bërë ndryshimin. Dhe nëse jemi me të vërtetë të kujdesshëm, është edhe mënyra më e thjeshtë për t’ua mësuar fëmijëve tanë rëndësinë e ekonomisë qarkulluese dhe benefitet e saj.

Back to blog