Çfarë i mësojmë fëmijëve tanë përmes rrobave që u veshim?
Share
Në një botë ku markat bërtasin më fort se përmbajtja, zgjedhja e veshjeve për fëmijët tanë ka nisur të marrë kuptime më të thella se thjesht “pamja e jashtme”. Nuk është e rrallë të shohësh vogëlushë të veshur me rroba të markave luksoze, por a e kemi pyetur veten se çfarë u mësojmë atyre përmes kësaj?
Kur i veshim fëmijët me dizajner që shërbejnë si status simbol, ne pa vetëdije po i fusim në një sistem ku dukja vlen më shumë se ndjenja, logoja më shumë se cilësia, dhe çmimi më shumë se vlera. Ndërkohë që ata janë ende duke formuar identitetin e tyre, këto sinjale ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si e shohin veten dhe botën.
Në NLN Store, ne ofrojmë një alternativë të qëllimshme, veshje me cilësi të lartë, nga marka që respektojnë njeriun dhe mjedisin. Kur prindërit zgjedhin rroba që zgjasin, të cilat janë të sigurta për lëkurën dhe të prodhuara me etikë, ata nuk po blejnë vetëm një veshje, por po po i mësojnë fëmijës se si të vlerësojnë përmbajtjen mbi etiketën, të jenë të vetëdijshëm mbi zgjedhje dhe të pandikuar nga pamja.
Veshja nuk është vetëm stil. Është një mjet edukimi. Dhe kur fillon herët, mund të formojë qytetarë të përgjegjshëm që rriten duke kuptuar vlerën reale të gjërave, jo etiketën e tyre.